Zgjedhja e anëtarëve të KPP-së, kandidatët prezantojnë platformat e tyre

Zgjedhja e anëtarëve të KPP-së, kandidatët prezantojnë platformat e tyre

Kandidatët për anëtarë të KPP-së po prezantojnë sot në komisionin e Ligjeve platformat e tyre. 

 

Fiorent Zguro: 

Fokusi është në ligjshmëri dhe në legjislacionin e aplikueshëm në Shqipëri, sigurisht duke iu përmbajtur disa parimeve që është paanshmëria në shqyrtimin e ankesave, qëndrueshmëria, ligjshmëria, transparenca dhe besimi tek publiku. 

 

Edvin Simo: 

Një gjë për të rregulluar tek KPP ndoshta janë vonesat që vijnë në shqyrtimin e ankesave. Duhen parë se cilat janë arsyet. Kjo mendoj se do të jetë në fokusin tim. 

 

Enkeleon Topulli:

Kam njohuri të ligjit të prokurimeve. Kam filluar me ligjin e prokurimeve që kur kanë filluar procedurat e prokurimeve elektronike dhe ka qenë projekti pilot i bërë në Ministrinë e Mbrojtjes. Kam një kontribut edhe në pjesën financiare ku ndërthuren dhe elementët ekonomikë dhe financiarë. Arsyetimi për të marrë një vendim të drejtë është më afër realitetit dhe përdorimit me eficencë të fondeve. 

Lulzim Mata: 

Kam një jetë që punoj në prokurime. Vetitë kryesore që unë kam janë profesionalizmi edhe ndershmëria në punë. Këto parime më kanë udhëhequr gjithmonë dhe jam I bindur që do e bëj më së mirë këtë punë. 

 

Ergys Streza:

10 viteve të fundit ia kam kushtuar sistemit të prokurimeve. Prokurimi ka të bëjë me besimin e qytetarëve, operatorëve ekonomik. KPP ka mision më të madh se shqyrtimi i ankesave.

Angazhimi im do të orientohet tek forcimi i cilësisë së vendimmarrjes. 

IA, analiza e të dhënave dhe dixhitalizmi nuk mund ta zëvendësojnë gjykimin juridik, por mund ta mbështesin atë. 

Transparenca është themeli i besimit në publik. 

Përgatitja e sistemit për standardet e BE-së. 

 

Donika Daci: 

Kandidatura ime mund të vlejë dhe mund t’i shërbejë KPP-së për ra çuar përpara edhe nga pikëpamja e qëndrueshmërisë, por edhe nga pikëpamja e qëndrueshmërisë së vendimmarrjes. 

 

Eksperienca ime do të shërbejë nisur nga fushat që unë kam mbuluara, jo vetëm si drejtuese por edhe duke qenë pjesë e procedurave të prokurimit. Kam qenë pjesë e trajnimeve në ASPA. 

 

Julian Dhima:

I përmbush kushtet për të qenë anëtar i KPP-së. 

 

Najada Merolli:

Më ka shtyrë stafi dhe ish-stafi im të kandidoj. Kur vartës dhe ish-vartës të japin nxitje për të kandiduar është vlerësim. E shoh si arritje në karrierën tim. Për një prokurues, kulmi I karrierës është të jetë pjesë e KPP. Unë e kam oponencën shumë të fortë. Do të jepja oponencën tim në vendimmarrje. Do të isha e paanshme. 

Florian Sahatçiu:

Ka ardhur momenti të kem një hov cilësor në karrierën time profesionale. Nëse zgjidhem do punoj me profesionalizëm. 

Do bëj çfarë është e mundur që vendimmarrja e KPP të rritet akoma dhe më tej.

 

Erald Mihali: 

 

Kjo është një sfidë për mua. E rëndësishme është transparenca, shpejtësia dhe cilësia e vendimmarrjeve. Sa më shumë të vonohet vendimmarrja, vonohet zbatimi i prokurimit publik.

 

Bledar Cengu: 

Besoj se plotësoj 3 kritere që janë thelbësore. Kam njohje të legjislacionit me ligjin e vjetër dhe të ri, eksperiencën në praktikë dhe bindjen në vendimmarrje. 

Nertil Kanina:

Është hera e dytë që kandidoj. E kam parë në këndvështrimin e rritjes profesionale. Përvoja në këto vite më kanë dhënë shtysë për të konkurruar. Arseyja tjetër lidhet me perceptimin tim të funksionimit të KPP. Synoj rritjen e eficencës dhe qëndrueshmërinë e tij. Vendimmarrja jo vetëm që duhet të jetë e drejtë, por e marr ën një kohë sa më eficente që t’i vijë në ndihmë institucioneve që prokurojnë të mirat publike. 

Xhovan Gjini:

Me eksperiencën e këtyre viteve e pashë të arsyeshme të kandidoj. Mendoj se mund të jem vlerë e shtuar për KPP. 

Hipokrat Biba: 

Dëshira për rritje profesionale më shtyu të kandidoj. Gjykoj se jam kandidaturë e vlefshme. Respektimi I ligjit, vendimmarrja në kohë e transparencë do të më udhëheqin në detyrën time. 

 

 

Lorena Beqiri: 

Motivacioni është profesional. Nuk jam shtyrë as nga miqtë dhe as nga familje. Vij nga sektori privat. Nuk kam punuar asnjëherë në administratën publike. Me prokurimet publike jam njohur në 2010. 

Endri Dafa:  

Paraqitem para jush duke i përmbushur të gjitha kriteret ligjore dhe duke pasur përvojë nga sektori privat me më shumë se 3 vjet në fushën e prokurimeve. Kam bërë më shumë se 100 ankimime pranë KPP-së.

 

Duke pasur këtë përvojë besoj se jam pajisur me mjetet e duhura për të shërbyer me profesionalizëm. 

 

Gjatë shqyrtimeve të ankesave vendimmarrja ime do të bazohet tek paanshmëria, shpejtësia dhe eficenca dhe garantimi i aksesit për publikut. 

Hektor Muçaj: 

Arsyet e kandidimit tim janë profesionale. Në KPP profesionalisht mund të japësh maksimumin. 

Vendimet e KPP duhet të jenë më të thjeshta për gjithë njerëzit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy