Tritol fabrikës së sallamit në Fushë-Krujë/ Simoni: Janë marrë në pyetje disa persona, po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë (VIDEO)

Tritol fabrikës së sallamit në Fushë-Krujë/ Simoni: Janë marrë në pyetje disa persona, po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë (VIDEO)

Një shpërthim me eksploziv është regjistruar në murin e jashtëm të një punishte sallami në Fushë Krujë.

Ngjarja ka ndodhur gjate natës dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale, ka raportuar për “MCN live” korrespodenti nga Lezha, Juli Simoni.

Sipas raportimeve, për shkak të detyrës, janë marrë në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni për rastin.

Objektiv i sulmit me lëndë plasëse ishte një fabrike sallami në lagjen "Ish-Grumbullimi" ne pronësi të Dorian Mirit.

Lënda plasëse e llojit tritol me sasi 200 gram u vendos në pjesën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Fabrika është një biznes familjar, i cili operon prej 30 vitesh dhe është drejtuar nga anëtarët e familjes Miri, ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Në dëshminë e tij në polici pronari i këtij biznesi, ka deklaruar se nuk ka konflikte apo probleme të mëparshme që mund të kenë çuar në këtë sulm me lëndë plasëse.

Blutë kanë shoqëruar dhe marrin në pyetje disa persona si dhe po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, çka mund të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj ngjarje që ndodhi gjatë natës në qytetin e Fushë-Krujës, duke krijuar frikë dhe banik te banoret, pasi sipas të dhënave shpërthimi ka qenë mjaft i fortë.

Në lidhje me rastin është ngritur një grup i posaçëm hetimore për të zbardhure këtë ngjarje, shpërthimi i fortë i të cilit është ndjerë në tërë qytetin e Fushë-Krujës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy