Maqedoni, nis raundi i dytë i zgjedhjeve lokale (VIDEO)

Maqedoni, nis raundi i dytë i zgjedhjeve lokale (VIDEO)

Mbahen këtë të dielë raundi I dytë I zgjedhjeve lokale në Maqedoni ku marrin pjesë 70 kandidatë për kryetarë komunash.

Balotazhi zhvillohet në 35 komuna me mbi 1.500 qendra votimi, ku kanë të drejtë vote gati 834 mijë qytetarë. Mbi 5.100 vëzhgues vendas e të huaj janë akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këto votime.

Më interesante, gara pritet të jetë në zonat e banuara me shumicë shqiptare, si Tetova, ku garon Teuta Arifi e BDI-së dhe Bilall Kasami i Lëvizjes “Besa”; Gostivari, ku gjenden përballë njëri-tjetrit Nevzat Bejta i BDI-së dhe Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët; Struga me Ziadin Selën e Aleancës për Shqiptarët kundër Ramiz Merkos së Bashkimit Demokratik për Integrim; Çairi, ku Visar Ganiu (BDI) përballet me Zeqirja Ibrahimin e “Besës”; si dhe Dibra, ku garon Ruzhdi Lata po nga BDI me Arben Agollin e ASH-së.

Raundi i parë, i mbajtur më 15 tetor, përcaktoi kryetarin e Bashkisë së Shkupit, drejtuesit e 45 komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy