
Policia e rajonit të Kharkivit regjistroi vdekjen e 28 civilëve të tjerë në qytetin e Izyumit (i cili kontrollohet nga trupat ruse). Kështu deklaroi kreu i divizionit të hetimit penal të departamentit kryesor të policisë kombëtare të Ukrainës në rajon, Serhii Bolvinov.
Lajmin e bën të ditur Ukrinform.
Lista e të vdekurve është përditësuar. Nga territoret e pushtuara të rrethit Izyum janë marrë informacione të reja për 28 të vrarë në një periudhë të pacaktuar.
Që nga 4 qershori, gjithsej 791 civilë ishin vrarë në rajonin e Kharkiv, duke përfshirë 39 fëmijë.



