Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt MA: Do të protestojmë tërë javën deri në një vendim nga Kushtetuesja (VIDEO)

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt MA: Do të protestojmë tërë javën deri në një vendim nga Kushtetuesja (VIDEO)

Ka rinisur mëngjesi i sotëm me protesta të studentëve të Universitetit të Mjekësisë të cilët kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit, në shenjë refuzimi të ligjit për punën e detyruar brenda vendit.

Gazetari Besian Pula, në përcjellje të këtij marshimi, gjatë emisionit “MCN live”, intervistoi disa studentë të cilët njoftuan vazhdimin e protestave duke bojkotuar mësimin.

Ata kanë bërë të ditur se çështja në fjalë tashmë ka kaluar edhe në Gjykatën Kushtetuese dhe po përgatitjet dosja ndaj tyre.

Ne duam shfuqizimin e ligjit që mban peng diplomat për 5 vite. Ligjin do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe sot do të marshojmë drejt Ministrisë së Arsimit. Duam që ish ministrja Ogerta Manastirliu të përballet me ne dhe kërkojmë anulimin e ligjit.

Jam viti i tretë në Fakultetin e Mjekësisë, dhe ne do të protestojmë tërë javës derisa të merret një vendim nga Gjykata Kushtetuese. Sot jemi më të fortë, seç ishim ne vërë, sepse atëherë kishim provimet dhe prape kemi dal në protestë, por kësaj radhe jemi më të bashkuar.

Asnjë studenti nuk i është afruar nënshkrimi i ndonjë kontrate, në asnjë moment, sepse asgjë që ata kanë bërë e atë ligj, nuk ka qenë e mirmenduar nga ta. Mendoj se është në përpilim e sipër, prandaj besoj se po i zvarrisin gjërat.

Siç kemi paralajmëruar për një përgjigje nga instancat përkatëse, ligji nuk është fitues ndaj mjekisë, pro masa detyruese që ata mund të bënin ndaj nesh.

Përgjegjësinë duhet ta marri Ministria e Arsimit edhe pse ka anashkaluar çdo masë ndaj nesh. Çështja është duke u përgatitur tashmë të çohet në Gjykatën Kushtetuese dhe protesta e bojkoti do të përshkallëzohen.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy