Hapja e postës të policisë në Preshevë/ Çollaku: Formë represioni ndaj shqiptarëve. Skenarët e Serbisë për destabilizim, të pasuksesshëm (VIDEO)

Hapja e postës të policisë në Preshevë/ Çollaku: Formë represioni ndaj shqiptarëve. Skenarët e Serbisë për destabilizim, të pasuksesshëm (VIDEO)

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratisllav Gashiç, njoftoi se në ditët në vijim do të hapet një shtab policor në Preshevë, në jug të Serbisë, dhe se do të intensifikohen veprimet në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Eksperti i sigurisë, Fatmir Çollaku, tha në një intervistë për “MCN live”, se gjithçka është pjesë e presionit të vazhdueshëm që Beogradi do të bëjë ndaj shqiptarëve të Preshevës.

Është një fushatë e vazhdueshme e Serbisë e cila në vazhdimësi ka disa skenarë sipas të cilës, gjendja e Kosovës, pretendohet të destabilizohet, kanë cëqe dhe objektiva te tyrë për aneksimin e pjesës veriore të Kosovës, dhe në frymën e këtij objektivi, ata në vazhdimësi ndërmarrin aktivitete për organizmin e këtyre skenarëve, gjithnjë në dëm të destabilitetit të Kosovës dhe realizmit të objektivave të tyre.

Kjo më shumë do të shihet si në presion që popullata lokale të cilët në vazhdimësi janë të përndjekur kryesisht në pjesën e banesave, adresave të banimit, dhe çdo masë tjetër administrative që Serbia ka marrë aty, që ata të migrojnë nga ajo pjesë dhe nga vendlindja e tyre, dhe të migrojnë në Kosovë apo gjetiu, që bëhet fjalë për një spastrim të tyre, një formë inspecia, për kushtet e tanishme.

Themelimi i stacioneve, apo i këtyre metodave që konsiderohen të përhershme janë vetëm një metodë shtesë në represionin e mëtejshëm të regjimit të Vuçiç mbi shqiptarët e Preshevës.

Për ekspertin e sigurisë, Fatmir Çollaku, më gjithë këto presione, skenarët e Serbisë, tashmë të njohur nga bashkësia Ndërkombëtare, janë të pazbatueshëm.

Ky skenar dhe projekt i tyre ka disa dimensione. Jo vetëm për të ndikuar në qytetarët lojal të Serbisë, por edhe për të ndikuar në tensionim të situatën  në Kosovë, për të ndikuar në zgjedhjet që i kanë ata atje dhe në përgjithësi për të realizuar objektivat e tyre të pashmangshme që janë aneksimi i pjesës veriore he realizimi i interesave kundër shqiptarëve në përgjithësi.

Janë skenar që në esencë kanë metodën që jo vetë për neve por e njohur edhe për BE, sa do të arrihet kjo, është çështje që mund të diskutohet.

Por unë mendoj se janë skenarë të pasuksesshëm, siç ishte edhe ia i 24 shtatorit, qe janë pa fondament, pa bazë, sepse Bashkësia Ndërkombëtare deri tani e  ka kuptuar se në këtë vorbull të aktiviteteve te Serbisë janë në kundërshtim me të drejtën e qytetarëve të jetojnë në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy