Ndotja e ajrit/ Gjokutaj: Zonat urbane kanë problematikën më të madhe, ndotësit kryesorë automjetet (VIDEO)

Ndotja e ajrit/ Gjokutaj: Zonat urbane kanë problematikën më të madhe, ndotësit kryesorë automjetet (VIDEO)

Shihet se e gjithë pjesa që ndikohet nga ndotja e ajrit te shëndeti i njerëzve ka ndikuar direkt si në buxhetin e familjeve, por po ashtu edhe në buxhetin e shtetit. Efektet në totalin e shpenzimeve ambulatore janë më të mëdha për të moshuarit dhe fëmijët.

Lidhur me këtë, eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj në një lidhje skype me ‘MCN Live’ u shpreh se ndotësit kryesorë janë automjetet ndërsa theksoi se Ministria e Shëndetësisë duhet të ketë në fokus monitorimin e vazhdueshëm.

Ai tha se ndotja e ajrit ndikon dhe te turizmi, ndërsa problematikën më të madhe e kanë zonat urbane. Sipas tij, duhet të merren masa dhe për menaxhimin e mbetjeve.

Nga një kërkim që kemi bërë përgjithësisht plani i masave për cilësinë e ajrit e anashkalon se prek pak pjesën ekonomike dhe më shumë janë fokusuar te masat për të rritur cilësinë e ajrit.

Më së shumti analizat e kësaj kategorie kuptohet që janë analiza që duhen burime se duhen matje dhe shumë elementë të caktuar që lidhen me ndjeshmërinë dhe më së shumti ndjehet në xhepat e familjarëve që e shpenzojnë këtë me alergji dhe me atë që ne se ndjejmë por që e thithim përmes ajrit.

Në analizën e bërë është konstatuar ajo që paraqesin dokumentet zyrtare ashtu si dhe organizata që është për matjen e cilësisë së ajrit që e konstatojnë si problem në zonat e urbanizuara ku ndotësit kryesorë janë karburantet e makinave  dhe ndërtime. Aty ku ka pasur në verë zjarre apo djegia e mbetjeve, por më së shumti zonat urbane.

Nga ana tjetër janë marrë në analizë se si preket praktikisht qoftë qytetari nga buxheti familjar që i duhen më shumë vizita dhe ilaçe për shkak të alergjisë dhe pjesa e buxhetit nga ana e ministrisë së mjedisit dhe shëndetësisë për pajisje gjithandej. Turizmi i cili në vetvete duhet të ketë dhe ndikimin e ajrit sepse turistët duan ambiente të pastra dhe të qeta.

I pyetur se cilat janë zonat më të ndotura, Gjokutaj tha se kjo është e përhapur në të gjithë Shqipërinë, por më shumë zonat urbane.

Ne jemi bazuar te matjet e bëra nga vetë ekspertët e këtij sektori i cili ka nevojë për investime shtesë sepse mungojnë pajisje pasi kur i hyn një qasje si industria turistike duhet dhe cilësia e ajrit për të shtuar sa i përket infrastrukturës kjo se stimulon cilësinë e ajrit pasi vetëm grimcat e ngritura nga kantieret e ndërtimit nuk janë ato që kërkojnë turistët.

Kjo është e përhapur në të gjithë Shqipërinë por më shumë zonat urbane dhe në vijim aty ku konstatohet më shumë në bazë të matjeve është shtuar numri i vizitave të familjarëve ndërsa buxheti ka ngelur po njësoj, pra nuk përkon me atë që ka nevojë epe ndotja e ajrit nuk ndikon vetëm te frymëmarrja por dhe te zemra dhe alergjie.

Buxheti familjar është dyfishuar përmes vizitave në klinika të ndryshme dhe kostoja e familjes është shumë më tepër se sa kemi përmendur 5.6% e shpenzimeve mujore të një familje të zakonshme dhe ky është shqetësimi.

Nga ana tjetër bashkitë mbeten pjesa më thelbësore të cilat janë disi pasive ndaj kësaj teme dhe kjo është ai sensibilizimi që duhet të hapim. Duhet të mendojnë bashkitë se si ta marrin përfitimin nga turistët dhe atë ndotje që ata e krijojnë të minimizohet disi nga taksa e mbledhur prej tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy