27 354 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit në Itali.
Sipas autoriteteve shëndetësore kanë humbur jetën edhe 504 persona, ndërkohë që një ditë më parë numri i të vdekurve ishte 546.
Këtë të hënë janë kryer 152 663 tamponë, ndërsa të dielën 195 275.
Që prej fillimit të pandemisë numri total i të prekurve ka shkuar në 1.205.881, ndërsa numri i vdekjeve në 45.733.
Për t’u theksuar fakti që raporti mes tamponëve dhe rasteve pozitive vijon të rritet.
Në 24 orët e fundit raporti ka shkuar në 17.92%, ndërsa një ditë më parë ishte 17.4%
Shtrimet e zakonshme në spital u rritën me 489 raste (dje 649), duke arritur në një total prej 32.536.



