Nikolla: Vlerësimi i universiteteve nga agjencia britanike, transparent në dhjetor

Nikolla: Vlerësimi i universiteteve nga agjencia britanike, transparent në dhjetor

Brenda dhjetorit do të ketë një raportim transparent për publikun mbi vlerësimin dhe akreditimin institucional të universiteteve realizuar nga agjencia britanike në Shqipëri.

Kështu u shpreh sot ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, gjatë një takimi me homologun e saj të Kosovës, Shyqiri Bytyqi.
 
“Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e arsimit parauniversitar dhe universitar do të vazhdojë të konsolidohet.
 
Në kuadër të implementimit të kurrikulës së re do të jetë i vlefshëm bashkëpunimi në procesin e kualifikimit të mësuesve, si dhe bashkëveprimi për të gjitha nismat reformuese në këtë sektor. 
 
Për MASR reforma në arsimin e lartë është një tjetër proces i rëndësishëm, gjatë të cilit mund të krijojmë bashkëpunim dhe shkëmbim eksperience.
 
Brenda dhjetorit do të ketë një raportim transparent për publikun mbi vlerësimin dhe akreditimin institucional të universiteteve realizuar nga agjencia britanike.
 
Ne do të krijojmë kushtet për të rritur cilësinë në arsim, pasi kjo është sfida jonë e radhës. Jam e bindur se me punë dhe gatishmërinë e përbashkët do arrimë integrimin dypalësh të politikave arsimore”, tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy