Disa vatra të reja zjarresh kanë shpërthyer në Fier.
Bëhet me dije se në liqenin Vadhize rrezikohet një fermë blegtorale.
Sipas korrespondentes në MCN Tv, vatra zjarri kanë shpërthyer dhe në fshatrat Radostinë dhe Vajkan.
Në Pishporo dhe Darëzezë po punohet për vënien nën kontroll të flakëve me dy aeroplanët e ardhur nga Greqia.



