
Rritja e prodhimit të municioneve dhe raketave. Ky është urdhri i liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un për të përballur çdo konflikt në çdo kohë.
Kim bëri thirrje për një rritje urgjente të prodhimit të municioneve në mënyrë që ushtria të jetë gjithmonë gati, të mund të “parandalojë armiqtë” nga përdorimi i ushtrive të tyre kundër vendit dhe bëri thirrje për ruajtjen e “forcës dërrmuese ushtarake” në mënyrë që forcat e armiqve të asgjësohen në rast sulmi.
Fjalët e tij vijnë ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut po përgatiten për manovra të përbashkëta ushtarake.
“Niveli cilësor i përgatitjeve të luftës varet nga zhvillimi i industrisë së municioneve dhe industria ka një përgjegjësi shumë të rëndësishme në përshpejtimin e përgatitjeve të luftës”, tha lideri i Koresë së Veriut, sipas raportimeve nga agjencia KCNA, pas një vizite të Kim në industrinë ushtarake.
Është një detyrë shumë urgjente për të furnizuar njësitë e vijës së frontit, për tu përballur me çdo formë sulmi apo goditje.



