Ministria e Arsimit të Lartë në Afganistan, e cila drejtohet nga talebanët, ka urdhëruar universitetet private në vend që të mos lejojnë studentet femra që të marrin pjesë në provimet pranuese muajin e ardhshëm.
Në të njëjtën kohë, ministria nënvizon politikën e saj të kufizimit të grave nga arsimi i lartë.
Letra e ministrisë iu drejtua institucioneve në provincat veriore të Afganistanit, përfshirë Kabulin, ku provimet do të mbahen nga fundi i shkurtit. Në letër thuhet se institucionet që nuk do të ndiqnin rregullat do të përballen me sanksione ligjore.
Në dhjetor, Ministria e Arsimit të Lartë u bëri thirrje universiteteve që të mos lejojnë studentet femra të marrin pjesë deri në një njoftim tjetër.
Disa ditë më vonë, administrata ndaloi shumicën e punonjësve femra të OJQ-ve që të punojnë. Shumica e shkollave të mesme të vajzave janë mbyllur nga autoritetet.
Kufizimet në punë dhe arsimimin e grave kanë ngjallur reagime dënuese nga sfera ndërkombëtare. Diplomatët perëndimorë kanë theksuar se talibanët do të duhet të ndryshojnë kursin e politikave të tyre ndaj grave për të pasur një shans për njohje zyrtare ndërkombëtare dhe për të lehtësuar izolimin e tyre ekonomik.



