
Nobeli i Fizikës për vitin 2018 ndahet mes tre shkencëtarëve. Arthur Ashkin, Gérard Mourou dhe Donna Strickland janë nderuar me Nobel për “shpikjet novatore në fushën e lazerit”.
Arthur Ashkin është vlerësuar për “pincat optike dhe aplikimin e tyre në sistemet biologjike”, ndërsa Gérard Mourou dhe Donna Strickland për zbulimin e një metode për gjenerimin e impulseve ultra-të shkurtra optike me intensitet të lartë”.
Shpikjet e tyre kanë revolucionarizuar teknologjinë e lazerit.
Objekte jashtëzakonisht të vogla dhe procese jashtëzakonisht të shpejta tani mund të shihen nën një dritë tjetër.
Jo vetëm fizika, por edhe kimia, biologjia dhe mjekësia kanë përfituar nga këto shpikje instrumente precize për përdorim në kërkimet bazë dhe procedurat praktike.



