Gonxhe: Kemi sjellje primitive në rrugë, tela me gjemba për të parandaluar kapërcimin e rrugës (VIDEO)

Gonxhe: Kemi sjellje primitive në rrugë, tela me gjemba për të parandaluar kapërcimin e rrugës (VIDEO)

Blendi Gonxhe, drejtor i DPRRTSH në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me rregullat e qarkullimit rrugor që duhet të zbatohen nga këmbësorët dhe drejtuesit. Ai tha se ne si shoqëri kemi një sjellje primitive ndaj ecjes në rrugë dhe se qarkullimi duhet të shihet si prioritet në rrugë. Sipas tij, duhet të ndërgjegjësohemi për të parandaluar ngjarjet fatale në rrugë.

Është delikate sepse të gjithë jemi prindër anëtarë të shoqërisë dhe luftojmë në aspekte të ndryshme por s’ka asgjë që ndryshon civilizimin tonë dhe nëse vërtet duhet ta pranojmë që kemi mungesa të forta në qytetari. Duhet të na rrethojnë lajmet e kronikës së zezë që ne të ndërgjegjësohemi mjaftueshëm nga pësimi. Jemi një shoqëri si e jona që do mësojë vetëm nga pësimi. Është e shtretëzuar shumë fortë sjellja primitive e rrugës. Ne kalojmë aty ku na vjen nuk shohim as majtas dhe as djathtas dhe në vijat e bardha duhet të kontrollosh rrugën. Është koha të kuptojmë se ky edukim duhet të vijë që i vogël që në familje, lagje, në komunitete, që të vegjël. Në Gjermani ka kontrollorë që kontrollojnë policinë dhe kjo vjen dhe me fonde dhe me njerëz.

Më tej ai bëri të ditur një lajm të mirë që nga viti i ardhshëm do ketë një plan në të gjitha klasat ku do merren orë për edukatën qytetare për ta bërë prioritet edukimin mbi sigurinë rrugore por do jetë prapë e pamjaftueshme nëse nuk do jemi të kujdesshëm.

Ne duhet të parandalojmë dhe mësojmë. Ne duhet ta marrim këtë pa njëlloj ndjeshmërie të gabuar dhe duhet të kuptojmë se në qytetet tona në krahasim me 2015 sot kemi 14.3% më pak aksidente në rrugët interurbane, por kemi 34% më shumë aksidente në rrugët urbane, dhe 17% më shumë aksidente në zonat urbane se vendet e BE-së. Ka shkaktarë pedalues, ata me monopatinat, por shumica e tyre shkaktohet dhe nga sjellja e këmbësore tërësisht e papërgjegjshme. Në të gjitha rastet nëse do zbrisnim aksidentet nga papërgjegjshmëria sot do ishim në nivelet e aksidenteve si në vendet e BE. Ky është një alarm shumë i fortë që jemi shumë pranë dhe duhet një përpjekje e jona që rruga nuk është një abitat vetëm për drejtuesit e mjeteve sepse aksidente ndodh dhe nga një shpërqendrim i drejtuesit të mjetit.

Gonxhe tha në vijim se shumë shpejt duhet të marrim një rrugë shumë të re sa i përket përgjegjësisë së këmbësorit që dhe këmbësori të ndëshkohet.

Dhe sikur të jesh në tentativë për të kaluar por kur je dhe i shoqëruar me një të mitur dhe ti kalon kjo është prag fataliteti. Kjo është ajo që ne kemi një sjellje primitive ndaj rrugës. Suedia përsh një nga vendet model për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por është shumë agresive ndaj këmbësorit që sillet keq në rrugë. Ka ardhur momenti të kopjojmë, duke pasur një frekuencë kaq të madhe nga aksidentet, kemi 6.3% më shumë banorë në zonat urbane se në vitin 2015 dhe tani duhet të bëhemi të gjithë bashkë për një prioritet për jetën, por dhe çështjen sociale ekonomike sepse s’mund të kemi kosto kaq shumë të lartë për shkak të aksidenteve. Ne duhet ti heqim të gjitha këto duke kryer të gjitha detyrat tona, në shkollë, lagje, komunitet. Ideja është se kjo nuk është një zgjidhje me tela me gjemba, por me ndërgjegjësim, por nëse është e nevojshme dhe se kjo masë do parandalonte këto aksidente dhe kjo mund të realizohet. Sjellja e pahijshme e qytetarëve në makinë për ua është injorancë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy