Boeing sërish probleme, avionët Dreamliner 777 dhe 787 janë të pasigurt

Boeing sërish probleme, avionët Dreamliner 777 dhe 787 janë të pasigurt

Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së është duke hetuar akuzat e një inxhinieri ndaj një avioni Boeing. Sipas tij, kompania ka injoruar disa shqetësime të lidhura me sigurinë dhe cilësinë e prodhimit të avionëve 787 dhe 777 të prodhuesit të avionëve.

Sam Salehpour, inxhinier i avionëve Boeing ka ngritur akuza se kompania “i ka rënë shkurt” në disa procese, teksa prodhonte avionët Dreamliner 777 dhe 787 dhe sipas tij, rreziqet mund të jenë katastrofike teksa vitet kalojnë dhe avionët vjetërohen.

Prodhuesi i avionëve është përballur me një krizë të plotë sigurie që ka dëmtuar reputacionin e tij pas shpërthimit të derës së një avioni 737 MAX, më 6 janar.

Kjo bëri që të pasonin ndryshime në drejtimin e kompanisë teksa rregullatorët amerikanë kanë vendosur frenimin e prodhimit të kësaj linje dhe dërgesat ranë përgjysmë në mars.

Inxhinieri Sam Salehpour tha se u përball me hakmarrje, si kërcënime dhe përjashtim nga takimet, pasi identifikoi probleme inxhinierike që preknin integritetin strukturor të avionëve.

Boeing ndaloi dërgesat e avionit 787 për më shumë se një vit deri në gusht 2022, pasi FAA hetoi problemet e cilësisë dhe defektet e prodhimit. Një nënkomision i Senatit do të shqyrtojë shqetësimet e ngritura rreth këtyre mjeteve fluturuese në një seancë dëgjimore javën e ardhshme.

Boeing nuk i ka komentuar menjëherë pretendimet për 777, por kundërshtoi shqetësimet e ngritura nga Salehpour për 787.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy