Flet drejtori i arrestuar: Nxënëset i këshilloja, janë në moshë delikate

Flet drejtori i arrestuar: Nxënëset i këshilloja, janë në moshë delikate

Denoncimi i nxënëseve ka çuar në pranga drejtorin e shkollës së fshatit Kozarë në Kuçovë, dy ditë më parë. “Mësuesi i gjeografisë na fliste edhe për tema seksi në orën e mësimit”. Kjo ka qenë deklarata e nxënëseve të klasës së nëntë. 63-­vjeçari i cili, veçse mësues gjeografie, ishte edhe drejtor i shkollës, e ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij, duke e konsideruar këtë si një ngjarje të sajuar për t’i zënë vendin e punës. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur për “Panoramën” se tri nxënëset e klasës së nëntë janë marrë në pyetje në prezencë të një psikologeje.

Ato janë pyetur me detaje mbi veprimet e më­ suesit të tyre, por asnjëra prej të miturave nuk rezulton se ka pasur një histori personale konkrete si tentativë për ta prekur, apo për veprime të tjera të pahijshme në ambientet e shkollës apo jashtë saj.

“Na ka shqetësuar shumë me temën e seksit dhe veprimet e çrregullta që bënte. Ishte bërë i mërzitshëm në orët e mësimit, aq sa nuk na vihej në shkollë dhe na ishte neveritur”, janë shprehur nxënëset e marra në pyetje dje në Policinë e Beratit. Ndërkaq, drejtori tashmë i shkarkuar nga detyra, Ajaz Ajazi, nuk e ka pranuar akuzën e nxënëseve të tij për ngacmim seksual. “Unë nuk kamë bërë në asnjë mënyrë aty veprime, por i kam këshilluar ndonjëherë nxënëset e mia, pasi se janë në një moshë delikate. Këto veprime që po merren ndaj meje janë ambicioze, për shkak të vendit të punës sime, por e vërteta do të zbardhet nga drejtësia”, është shprehur ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy