Do të mbyllet çadra pas protetsës së opozitës? Reagon Basha: E kanë merak kundërshtarët...

Do të mbyllet çadra pas protetsës së opozitës? Reagon Basha: E kanë merak kundërshtarët...

Pas disa lajmeve në media të ndryshme se me protestën e nesërme të opozitës do të mbyllet edhe çadra, ka reaguar për herë të parë kreu i PD-së Lulzim Basha. 

Me protestën e nesërme të opozitës, në media u paralajmërua se PD kishte në plane për të mbyllur çadrën dhe për ta vijuar opozicionin në forma të tjera.

Por pavarësisht se deri më tani nuk kishte një qëndrim zyrtar, vetë kryedemokrati Lulzim Basha është kujdesur që të kthejë një përgjigje nga çadra e opozitës.

Basha ka pranuar se çadra do të mbyllet, por jo derisa të institucionalizohet Republika e Re, e cila sipas tij nis ditën e nesërme në protestën e PD-së. Kësisoj Basha ka bërë të qartë dhe vendimin e marrë nga PD, se çadra do të jetë në bulevardin e kryeqytetit deri në krijimin e qeverisë teknike dhe zhvillimit të zgjedhjeve të lira.

 "Shqiptarët të bëhen gati për ditën e madhe, ditën e parë të republikës së re. Republikë së re që është dhe e para republikë e shtetit shqiptarë, që nuk do ju përkasë politikanëve por qytetarëve.

Ky monument qendrese, nesër do të presë bashkimin më të madh të shqiptarëve në histori, e kanë merak kundërshtarët tanë, nuk do mbyllet, por do vazhdojë deri në institucionalizmin e plotë të republikës së re, deri në fitoren totale, pa kompromis të kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që do jenë të vetmet zgjedhje që do mbahen në Shqipëri", tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy