
Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci analizoi mbrëmjen e sotme përmes emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.
Goci tha se Rama nuk ka lidhje më me fushatën dhe ai po punon që të krijojë idenë se më të mirë se ai nuk ka. “Ka filluar me filmat horror se do vdesë reforma në drejtësi”, tha ndër të tjera Goci.
“Nuk ka kufij deri se ku mund të shkojë Rama dhe nuk ka lidhje më me fushatën dhe ai po punon që të krijojë idenë se më të mirë se ai nuk ka dhe më mirë ma lini mua sepse e kam në vazhdë dhe ka filluar me filmat horror se do vdesë reforma në drejtësi. Ka kontradikta të mëdha që për publikn që e shikon si tifoz, nuk bëhet ndarja”, tha Ervin Goci.
Goci tha se reforma në drejtësi lindi pa asnjë lloj sovranizmi. “I gjithi një operacion i ardhur nga jashtë. Nga mënyra si është ndërtuar, reforma në drejtësi një marrëdhënie me publikun e jashtëzakonshme e krijuar me ndërkombëtarët. Tani e kanë lidhur pushtetin e vet me reformën në drejtësi”.



