Vrasja e dy bashkëshortëve në Dropull/ Qirko: Polica ka shoqëruar 10 persona. Po hetohet pista e vrasjes nga një person që mund të ketë lidhje me ta (VIDEO)

Vrasja e dy bashkëshortëve në Dropull/ Qirko: Polica ka shoqëruar 10 persona. Po hetohet pista e vrasjes nga një person që mund të ketë lidhje me ta (VIDEO)

Mëngjesin e djeshëm vendi është tronditur nga një ngjarje horror, kur dy të moshuar që jetonin të vetëm janë gjendur të masakruar në banesën e tyre në Dropull.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes sapo ka marrë informacionin nga komshiu që i ka gjetur dhe ka konstatuar se shtetasit Kosta dhe Kleoniqi Ilia ishin të pajetë dhe me shenja të dukshme dhune.

Siç njofton për MCN Live, korrespondentja nga Gjirokastrës, Jonida Qirko, Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar 10 persona për ti pyetur në dijeni me ngjarjen e djeshme kriminale ku janë gjetur te pajete çifti i të moshuarve në fshatin Bodrishtë.

Ndodhem pranë komisariatit të Policisë së Gjirokastrës dhe mësuam se deri tani ka pasur 10 të shoqëruar për tu pyetur në lidhje me mundësinë e njohjes së rrethanave të ngjarjes.

Edhe komshia e shoqëruar që i ka gjetur e para, i ka thënë të njëjta gjëra.

Deri më tani ka dy pista kryesore të hetimit. Ajo e mundësisë grabitjes ka rënë por po hetohet për një vrasje nga një person që mund të ketë pasur lidhje me këta të fundit, ose pista e përleshjes në familje.

Ka patur shumë angazhim të larët nga ana e policisë dje, dhe ajo ka shkuar disa herë në vendngjarje.

Ndërkohë nuk duhet se me çfarë janë goditur të moshuarit, dhe janë marrë prova për hetime, ata nuk kanë pasur fëmijë kanë jetuar të vetëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy