Duke filluar nga ora 19:00, do të luhet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, sfidë e vlefshme për javën e 24-t në Superiore, e cila do të transmetohet në ekranin e MCN TV.
Spektakli në këtë përballje, është i garantuar, jo vetëm në fushë nga skuadrat, por edhe në tribuna nga dy tifozeritë, që njihen për rivalitetin mes tyre.
Një fitore në derbi, do i bënte shumë punë secilës skuadër, për shkak të momentit të vështirë që po kalojnë.
Pak minuta para fillimit, dy trajnerët, Orges Shehi dhe Julian Ahmataj, kanë zbuluar titullarët e kësaj përballje.
FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Hoxha, Sota, Sembene, Hadroj ,Atanaskoski, Maguette, Murataj, Rrapaj, Cara, Mba, Skuka.
TIRANA: Abdullahi, Përgjoni, Lulaj, Hoxhallari, Mici, Haxhiu, Meta, Deliu, Lushkja, Abazaj, Latifi.



