Vret të moshuarin, transmeton videon live në Facebook (VIDEO)

Vret të moshuarin, transmeton videon live në Facebook (VIDEO)

Policia e Klevelandit është në kërkim të një 37-vjeçari afroamerikan i cili vrau në mes të rrugës një 74-vjeçar dhe publikoi videon live në facebook.

Steve Stephens gjithashtu pohoi se ka vrarë edhe shumë të tjerët, por policia deri më tani nuk ka gjetur asnjë provë për të vërtetuar këtë gjë.

Mbrëmjen e së dielës policia e Klevelandit ka firmosur urdhërarrestin ndaj 37 vjeçarit si dhe ka postuar foton e autorit duke i bërë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes se i dyshuari, është i armatosur dhe i rrezikshëm.

"Aktualisht nuk ka viktima të tjera. "

Një kërkim i organizuar për atentatorin është duke u zhvilluar. Policia në Cleveland ka konfirmuar se aktualisht bëhet fjalë për një viktimë i cili është identifikuar si 74-vjeçari Robert Goodwin. Policia thotë se ai duket të ketë qenë i zgjedhur në mënyrë të rastësishme nga vrasës në atë që ata e kanë përshkruar si "një vrasje të pakuptimtë".

Kjo nuk është hera e parë që një vrasje ndodh në një livestreamin në rrjetin social Facebook. Qershorin e kaluar, një burrë u qëllua për vdekje, ndërsa ishte në një video live në rrugët e Çikagos. Ndërsa një tjetër rast ishte ku një tjetër person u qëllua 16 herë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy