
Teksa në veriun e Kosovës, situata e sigurisë sa vjen e cenohet, Shqipëria ende nuk ka mbajtur një qëndrim të qartë institucional në raport me çështjen.
Lidhur me këtë, deputeti Fatmir Mediu, në “MCN live”, konsideron se duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe të përcaktojë detyrimet e qeverisë, shërbimeve inteligjente dhe atyre diplomatike për këtë situate,
Sipas tij, Shqipëria nuk ka treguar asnjë më shumë se sa qëndrim apatik dhes e nuk ka reaguar as si shqiptar, në përkrahje të bashkombasve në Kosovë.
Unë nuk mendoj se ketë çështje po e shohim si shtet, nuk po e shohim as si shqiptar, as si vend anëtarë i NATO-s.
Që të veprojmë si shtet, ka institucione kushtetuese që vlerësojnë çështjet e sigurisë, dhe është Këshilli Sigurisë Kombëtare. Presidenti i Republikës, Kryeministri, nuk mund të rijnë pasiv në këtë çështje, është e domosdoshme që të gjitha institucionet, ato qe kanë informacione, ato që merren me çështjet e sigurisë, ato që janë anëtarë të Këshillit, duhet të mblidhen dhe të shqyrtojnë këtë situatë.
E dyta nuk mendoj se po reagojmë edhe si shqiptarë, për vet faktin se kemi të bëjmë me bashkombësit tanë me Kosovën, dhe duket një qëndrim që nuk e kuptoj dot, të thuhet që p.sh. shiko se organizatat kriminale po vendosin barrikada.
Nuk janë kriminale, është e shtyrë dhe e organizuar nga Beogradi, me qëndrim fare të hapur të Vucic, për një agresion ushtarak nëse nuk do të çohet drejt asaj që pretendon se duhet të ketë në Kosovë, e mbështetur në mënyrë të qartë nga Rusia, dhe vetëm pala shqiptare mban qëndrime apatike që nuk krijojnë asnjë lloj bindje që ne jemi të interesuar apo jemi të involvuar në zgjidhjen e çështjes.
Përsa më lart, Mediu thotë se Shqipëria nuk është duke i qëndruar afër Kosovës, në gjendjen momentale të sigurisë.
Ai vlerëson se kjo ndodh për faktin se më shumë kemi të bëjmë me një republike kryeministrore që gjykimet i sheh në aspektin personal.
Ne nuk flasim as si vend anëtar i NATO-s. Po ta shikoni ne gjithmonë dalim e diskutojmë për Ukrainën, çfarë kemi bërë në Këshillin e Sigurimit të KB, si po e luftojnë të gjithë këtë, etj, por s’po i qëndrojmë në krah pozicionit tonë si vend anëtar i NATO-s, sigurisë së rajonit të Ballkanit, për më tepër nuk po i qëndrojmë në krah Kosovës.
Dhe unë mendoj se e gjithë kjo ndodh se politikat në shtetin shqiptar janë personalizuar, ne nuk jemi më një republikë kushtetuese parlamentare, kemi një republikë kryeministrore dhe shpesh gjykimet për gjëra që janë më rendësi për interesin kombëtar shikohen në plan dhe gjykim personal.



