Rama në zyrën e Metës pak minuta para nisjes së seancës

Rama në zyrën e Metës pak minuta para nisjes së seancës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, ku ka zhvilluar një takim me kryetarin Meta.

Takimi mes dy aleatëve të mëdhenj të qeverisjes së majtë vjen vetëm një orë para nisjes së seancës parlamentare.

Në rendin e ditës për seancën e sotme plenare janë planifikuar për diskutim disa projektligje dhe marrëveshje, nga akti normativ për buxhetin, projektligji për sigurinë kibernetike, që pritet të sjellë debate për votimin elektronik, projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2010, për projektin “linja e transmisionit 400 kv Shqipëri – Maqedoni” etj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy