Premier League angleze ka ulur sot siparin e sezonit të pazakontë për shkak të koronavirusit, me javën e 38 e cila u luajt e gjitha në orën 17:00.
Sic dihet prej javësh kampioni është Liverpool, që me fitoren 1-3 ditën e sotmë kundër Newcastle, e mbylli vendin e parë me 99 pikë, 18 më shumë se Manchester City i vendit të dytë që nuk u kursye kundër Norëich, duke fituar me rezultatin e thellë 5-0. Gjithsesi avantazhi mes vendit të parë dhe të dytë ishte i konsiderueshëm, me një Liverpool që bindshëm ngriti kampionatin pas 30 vitesh.
Ndërkohë dy skuadrët e tjera që sezonin e ardhshëm do të marrin pjesë në Champions League janë Manchester United dhe Chelsea, ndërsa jashtë ka mbetur Tottenham-i Jose Mourinho-s, që e mbylli kampionatin në vendin e gjashtë.
Sakaq skuadrat që zbritën nga kategoria këtë sezon janë Bournmouth, Watford dhe Norwich.



