Covid-19 ka hyrë në ambientet e burgut të Vlorës, ku janë prekur disa persona. Sipas informacioneve, mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 14 persona që ndodhen në paraburgimin në Vlorë.
Ditën e sotme, pritet që testit anti-Covid t’i nënshtrohen të gjithë të burgosurit për të parë nëse ka persona të tjerë të infektuar në këtë institucion.
Ndërkohë, të gjithë rastet e konfirmuara me Covid në paraburgimin e Vlorës janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.



