
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se Serbia është e dështuar në pretendimin e saj për krizë humanitare në Kosovë.
Në një konferencë të organizuar nga Bashkësia Islame në Prishtinë, Thaçi u shpreh se Beogradi po përpiqet t’i paraqesë si viktimë qytetarët serbë në veri të Kosovës.
“Krizë humanitare në Kosovë nuk ka. Është shumë me rëndësi që e gjithë bota demokratike ta njohë realitetin që është në veri dhe ky pretendim i ri i Serbisë është i dështuar. Shteti i Kosovës do t’i kryejë të gjitha obligimet që ka karshi të gjithë qytetarëve të vendit në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.



