Një studim i ri hedh poshtë supozimin shekullor për mënyrën si lëvizin spermatozoidet

Një studim i ri hedh poshtë supozimin shekullor për mënyrën si lëvizin spermatozoidet

Mesa duket kemi krijuar idenë e gabuar për spermën, saktësisht për lëvizjen e spermatozoidëve. Më shumë se treqind vjet pasi Antonie van Leeuwenhoek përdori një nga mikroskopët më të hershëm për ta vëzhguar spermën e njeriut dhe për t’i përshkruar spermatozoidet si “koka me bisht, i cili noton në mënyrë gjarpëruese, si ngjalat në ujë", shkencëtarët kanë zbuluar se kjo është thjesht një iluzion optik.

Dr. Hermes Gadelha nga Universiteti i Bristol, Dr. Gabriel Corkidi dhe Dr. Alberto Darszon nga Universidad Nacional Autonoma de Mexico, e rindërtuan lëvizjen e spermatozoideve duke përdorur kamera me shpejtësi të lartë dhe një mikroskop specifik. Ata e rindërtuan këtë lëvizje në 3D dhe panë se spermatozoidët nuk ishin thjesht “notarë” të shkathët, por lëviznin përpara sipas një trajektoreje në trajtë turjele.

 

Duket një mënyrë e zgjuar, pasi rrotullimi i ngjashëm me atë të turjelës u mundëson të çajnë përpara. E parë nga lart nëpërmjet mikroskopit kjo lëvizje nuk duket e tillë, por rindërimi në 3D u ka dhënë shkencëtarëve mundësinë të shohin si spermatozoidet krijojnë simetri me asimetrinë e tyre.

Ky zbulim, i cili u publikua në “Science Advances”, është bërë falë kombinimit të teknologjisë 3D mikroskopike dhe matematikës. Ai ndez shpresat për zbërthimin e sekreteve të riprodhimit njerëzor.

Dihet se të paktën gjysma e rasteve të infertilitetit janë për shkak të meshkujve. Ky zbulim pritet të revolucionarizojë mënyrën sesi e shohim lëvizjen e spermatozoideve dhe rolin e saj në fertilizimin natyral.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy