Analisti Ilir Demaliaj duke folur në emisionin “Bilardo në MCN Tv tha se po të ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë do jepte dorëheqjen.
Ai theksoi se Parlamenti është i mbushur me njerëz pa personalitet, pa vlera dhe pa kontribut, që vetëm i janë lëpirë kryetarit.

"Në Shqipëri pajtohemi me gënjeshtrën, pajtohemi me të pavërtetën, pajtohemi me hipokrizinë. Në politikë, në studiot televizive, nuk ka njerëz që të kenë një kurajo që t’u ballafaqohen këtyre njerëzve, prandaj këta shtohen gjithnjë e më shumë, dhe janë kthyer në një kulturë në Shqipëri, që quhet kultura e manipulim-simulimit, ose e dëlirit psiko-analitik, që ka zhvilluar gjithë këtë shoqëri dhe mediat sepse duket si oborri i një spitali të madh psikiatrik".
Pyetjes, po të ishe deputet i Parlamentit a do të ishe krenar apo me turp për kualitetin e Parlamentit, Demaliaj iu përgjigj:
"Në qoftë se për një moment do të isha deputet i atij Parlamenti ku një njeri ndihet i pafuqishëm, për shkak të integritetit, dinjitetit tim, do të jepja dorëheqjen dhe do t’u thoja votuesve të mi, në pamundësi për të qenë pjesë e këtij Parlamenti, për të ndryshuar diçka, ose për të sjellë një kulturë tjetër, e shoh veten ta pafuqishëm dhe largohem nga Parlamenti. Kjo do ishte gjëja më dinjitoze e një deputeti që ka shtyllë kurrizore, dinjitet, personalitetin e vet dhe që është i ndershëm me publikun. Kjo s’ndodh në Parlamentin shqiptar sepse të gjithë pa përjashtim nuk kanë ardhur me aksionet e tyre, nuk kanë ardhur me kontributet dhe vlerat e tyre, por si emërim i lëpirjes së b***** së kryetarëve".



