
Gazetarja dhe moderatorja Aulona Musta në studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me reality Show Big Brother Vip për të cilën tha se nuk duhet të shohim vetëm anët negative të atij formati.
Sipas saj ne aty morëm mesazhe dhe pamë se jo gjithçka është aq luks sa duket nga televizioni.
Nga ky Big Brother Vip kam kuptuar që njerëzit që ata i kanë idhuj janë më me shumë probleme se ata që i shohin nga shtëpia. pamë që ata personazhet kishin borxhe, mezi mbyllnin muajt, kanë vuajte shpirtërore, fizike dhe e bëjnë atë që ne shohim nga ekrani se luksi nuk është aq e thjeshtë. prandaj duhet të shohim dhe anët e mira të këtij formati dhe mesazhet që ka dhënë. Përcjell një të vërtetë të madhe.



