
Kandidati për kryetar bashkie në Durrës, Igli Cara i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN duke folur për Portin e Durrësit, u shpreh se është kundër projektit.
Cara tha se ai ka qenë nga të parët që e ka denoncuar projektin për Portin e Durrësit. Ai u shpreh se ky projekt është një vjedhje e madhe, ku qeveria po e jep tokën në këmbim të asgjëje.
Ndoshta kam qenë i pari që e kam denoncuar projektin për Portin e Durrësit. Është korruptiv sepse portin e Durrësit ne e kemi menduar të aksessueshëm nga qytetarët dhe ne kemi nisur që në qeverisjen e PD që cisternat i kaluam ne Porto Romane. Theksoj që projekti është një vjedhje e madhe, ku po vidhet tokë, po e japim në këmbim të asgjëje. Pasi e falën, ata thonë që do bëhen 13 mijë apartamente, por pas 30 vitesh nëse do të ketë fitim Shqipëria do të marrë një %. Nuk u mjaftuan me kaq dhe në këtë moment që 11% që është taksa e pastrimit, u falën me ligj në shkelje të Kushtetutës. Aty ALABAAR është një mburojë.
Kjo çështje është në gjykatën Kushtetuese. Nëse marrë atë detyrë, do marrë vendimin e gjykatës, pastaj do shprehem. Nuk mund të marrë një vendim vetë, se nuk mund të dalë kundër gjykatës. Unë jam kundër, por do pres vendimin e gjykatës.
Pikë së pari nëse do bëhen projekte të tilla të mëdha ne duhet të dimë çfarë marrim. Duhet të pyeten specialistët. Në mendimin tim do të më pëlqente shumë një zhvillim normal. Të kishte një port normal.



