
Duke filluar nga ora 17:00, do të luhet sfida mes Partizanit dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 26-të në Superiore.
Të kuqtë e kryeqytetit, vijnë si favoritë në këtë përballje dhe do të kërkojnë të rikthehen te fitorja.
Ndërkohë verilindorët, në kushte të vështira, duan 3 pikë, për të shpresuar te mbijetesa.
Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy skuadrave. Ky takim do të transmetohet në ekranin e MCN 24.
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Hoxha, Atanaskoski, Mehmeti, Maget, Murataj, Cara, Preka, Taipi, Sota, Hadroj, Mba.
KUKËSI: Tafas, Murati, Lamçe, Zhongo, Lleshi, Rashiti, Rivas, Mingo, Duka, Salami, Fejzaj.



