Dy izraelitë të dyshuar për lidhje me krimin qëllohen për vdekje në Meksiko (FOTO)

Dy izraelitë të dyshuar për lidhje me krimin qëllohen për vdekje në Meksiko (FOTO)

Një grua me një parukë bjonde dyshohet se ka qëlluar për vdekje dy izraelitë të lidhur me krimin në një restorant në qytetin e Meksikos.

Alon Azulay, 41 vjeç, dhe Benjamin Yeshurun ​​Sutchi, 44 vjeç, u qëlluan për vdekje të mërkurën.

Gruaja, e cila u arrestua teksa përpiqej të largohej, i tha policisë se ishte një krim pasioni.

Por policia tani po heton nëse në të vërtetë krimi ishte një "larje hesapesh" midis bandave rivale kriminale.

"Motivi i pasionit është hedhur poshtë. Të dhënat na çojnë në lidhjen e ngjarjes me larje hesapesh mes grupesh kriminale", u tha gazetarëve Ulises Lara, zëdhënës i prokurorëve në qytetin e Meksikos.

Ambasada e Izraelit në Meksikë tha se personat e vrarë kishin precedent kriminalë si në Izrael ashtu edhe në Meksikë, ndërsa media vendase izraelite ka pohuar se Sutchi ishte shumë i njohur me rrethin kriminal në Izrael.

Megjithatë, sipas mediave meksikane, gruaja e quajtur Esperanza N, 33 vjeç, i tha policisë se ajo kishte sulmuar burrat për shkak të një marrëdhënieje romantike që filloi në mediat sociale.

Policia, që po heton lidhje të mundshme me trafikun e drogës, shitjen e armëve apo pastrimin e parave, dhe gjithashtu beson se ajo po punonte së paku me tre bashkëpunëtorë. /BBC/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy