
Mandatin e Ervin Salianjit në Kuvendin e Shqipërisë do ta marrë Andrea Mano, ish-kryetar i PD-së për degën e Korçës. Gazetari Mariglen Kume në një lidhje me studion e lajmeve të MCN TV tha se sapo KQZ të marrë njoftimin për vendin vakant do të bëjë zëvendësimin.
Kuvendi do të nisë procedurat dhe do të shpallë vakancën për mandatin e Ervin Salianjit në Korçë dhe KQZ pasi merr njoftimin për vendin vakant do bëjë zëvendësimin. Sipas përllogaritjes, mandatin i Salianjit do të merret nga Andrea Mano, një ish-kryetar i PD-së në degën e Korçës.



