“Toyota Yaris”, Prokuroria belge kërkon edhe dëshminë e Lulzim Bashës (VIDEO)

“Toyota Yaris”, Prokuroria belge kërkon edhe dëshminë e Lulzim Bashës (VIDEO)

Autoritetet belge kërkojnë marrjen në pyetje të kryedemokratit, Lulzim Basha për 3.4 milion eurot e gjetura brenda “Toyota Yaris”, në portin e Durrësit.

Prokuroria belge, me anë të një letër-porosie që I është dërguar prokurorisë së Krimeve të Rënda, për eurot e sekuestruara në Durrës, kërtkon që organi i akuzës dhe policia shqiptare të marrin në pyetje Lulzim Bashën, për shkak të deklaratave të tij publike muaj më parë gjatë seancës parlamentare, teksa ky i fundit bëri përgjegjës kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, se makina me euro ishte  porosi e tij.

Prokurori belg pranë gjykatës së shkallës së parë në Bruksel në letër-porosinë drejtuar autoriteteve shqiptare kërkon të merren në pyetje edhe personat e tjerë, më konkretisht:
Alfred dhe Elvis Vladi; Eduard dhe Klevi Cani; Alban Mollaymeri; Agim Çeka, Albana Vladi, Niman Nimani, Alban dhe Arianit Limani, Drita Sopi, si dhe Driton Hakaj.

Për të 12 shtetasit shqiptarë, ka nisur zyrtarisht në Belgjikë prej disa muajsh hetimet, për akuzën e pastrimit të parave. Referuar letër-porosisë, hetuesit belgë kanë katër pyetje, ndërsa zyrtarisht Prokuroria nuk është në dijeni të letër-porosisë që prej ditësh është në zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët po hetojnë për  dërguesin dhe porositësin e mallit.

Aksioni për eurot e bllokuara në makinën “Toyota Yaris”, u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në brendësi të automjetit pa targa, i cili  ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte destinacion përfundimtar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy