
Portreti zyrtar i mbretit Charles III është zbuluar dhe së shpejti do të vendoset në ndërtesa publike si gjykata dhe zyra qeveritare.
E shkrepur në kështjellën Windsor, është një portret shumë tradicional formal i mbretit me uniformën e Admiralit të Flotës së tij, me medalje dhe nderime të ekspozuara.
Organet publike si shkollat dhe bashkitë mund të kërkojnë një kopje falas të fotografisë në formatin A3. Lajmi është se mbreti Charles III ka kërkuar që të mos zëvendësohet portreti i vjetër i nënës së tij, Mbretëresha Elizabeth II, por të vendoset portreti i tij pranë imazheve të vjetra të sovranes të ndjerë.
Fotografia është realizuar nga fotografi Hugo Burnand i cili kishte përjetësuar kurorëzimin dhe martesën e mbretit Charles me Camilla.
Mbretërimi i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II zgjati aq gjatë sa nuk varej asnjë fotografi e vetme zyrtare në ndërtesa publike, por një seri pikturash nga periudha të ndryshme.
Pra, nuk do të ketë asnjë detyrim për t’i zëvendësuar ato, ku zyra e kabinetit thotë se portreti i mbretit Charles mund të varet së bashku me fotot ekzistuese të mbretëreshës së ndjerë.
Portreti i ri zyrtar mund të shfaqet në mijëra vende publike në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, nga spitalet dhe zyrat e këshillit deri te stacionet e policisë dhe brigadat e zjarrfikësve.
Por kur kostoja e portretit e barabartë me 8 milionë paund u njoftua vitin e kaluar, grupi antimonarkik Republic protestoi, duke e quajtur atë një “humbje të turpshme parash”.



