Negociatat, Holanda: Jemi të shqetësuar për mungesën e progresit

Negociatat, Holanda: Jemi të shqetësuar për mungesën e progresit

Holanda duket se ende është skeptike për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Vetë kryeministri Mark Rutte, pas një takimi me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka shprehur shqetësim në lidhje me progresin e bërë nga Tirana zyrtare, progres që sipas tij ka mbetur pas Shkupit.

"Sa i përket Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ne jemi akoma të shqetësuar, bashkë me disa shtetet të tjera, më pak për Maqedoninë e Veriut dhe më shumë për Shqipërinë", tha Rutte.

"Ne po pyesim veten se sa progres ka bërë Shqipëria? Ne do ta adresojmë këtë çështje javët në vijim me partnerët tanë europiane. Por ne jemi shumë të shqetësuar për mungesën e progresit. Maqedonia e Veriut ka bërë më shumë se Shqipëria, por diskutimet vazhdojnë", deklaroi kryeministri holandez.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy