Nesër Asambleja e PS, Boci: Mbani frymën gjallë!

Nesër Asambleja e PS, Boci: Mbani frymën gjallë!

Nesër pritet të zhvillohet Asambleja e PS, gjatë së cilës ashtu sic ka paralajmëruar vetë kryeministri Edi Rama do të njoftojë edhe kabinetin e ri qeveritar. Deputeti demokrat Luciano Boçi ka ironizuar në Facebook punimet e asamblesë:

 “Mbani frymën sepse lajmi “i madh” po na vjen!!!!”

– Nga nesër, PS shpall “qeverinë e mosvarme”…. nga PS-ja! – Nga nesër, mbaron qeveria e duarve në tepsi dhe fillon qeveria e lezetit të tenxheres e sahanëve (lëpirësëve), e kusisë dhe kusarisë. – Dora vetë Rama II-të, e ka shpalosur devizën për qeverinë e re: Vidh “më shumë, me më pak” njerëz! – Nga nesër, “124” kriminelët e rrezikshëm, pas kërcënimeve “live” të Ramës, “s’do kenë vrimë miu ku të futen”……përveç zyrës së Ramës. – Nga nesër, hashashi shpallet “non grata”….. për qeveritarët! Është jashtë mode….. se kena nevojë për “koka”- shteti e jo për gjethe… – Nga nesër, zjarret “do ngrijnë” nga hutimi për “zjarrmin” e plasur të qeverisë së re! – Nga nesër shqiptarët do gjejnë “lumturinë” e humbur, sipas parimit “ishim keq, kur ishim mirë”…. përveç njërit, “hallexhiut timonier” Ramë. – Nga nesër, shpallet, më në fund, fillimi i proçesit të hyrjes së BE – së në Shqipëri….. me atlete. Rrnoftë qeveria! Lavdi votuesve!-shkruan Boci në facebook.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy