Kulla: Në Shqipëri ka banda, jo familje mafioze

Kulla: Në Shqipëri ka banda, jo familje mafioze

Në Shqipëri ka banda por jo mafie dhe familje mafioze. Familjet mafioze funksionojnë nga poshtë lart, ku poshtë janë levat, pastaj vijnë ushtarët që bëjnë betimin e tipit masonik dhe më pas janë drejtuesit e familjes. 

Kështu tha analisti Ilir Kulla në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN, duke shtuar se globalizimi i botës ka ndryshuar natyrën e funksionimit të mafias, janë transformuar. 

Sipas tij, një pjesë biznesit permanent të mafies ka qenë kontrolli i tregjeve, i frutave dhe kjo gjë ka prodhuar edhe vota, duke qenë sistem.

Në Shqipëri lindin nga kontrabandistë dhje trafikantë, kanë krijuar sasi lekësh. 

Në Shqipëri mund të ketë gjithçka tjetër përveçse familjet mafioze, se te familjet mafioze ka bindshmëri, kanë betim. 

Në Shqipëri mund të flasësh për banda të organizuara por jo mafia.

 Këtu secili është mafioz më vete, se secili këtu nuk ka një arkë të përbashkët dhe vendosin lekët. Këtu është i organizuar krimi siç jemi ne, shoqëri kaotike pa rregulla. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy