
Ambasadorja Yuri Kim i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit të bëra dje, “se nuk kishte nevojë që ambasadorja amerikane t’i tregonte atij detyrën”.
Në reagimin e saj, Kim thekson se listat e kandidatëve për deputetë duhet të jenë të pastra, jo se e kërkojnë ambasadorët dhe SHBA, por sepse e kërkon ligji.
“Drejtuesit e partive nuk duhet të pastrojnë listat e tyre thjesht sepse disa ambasadorë thonë kështu ose sepse SHBA e kanë bërë të qartë se lufta ndaj korrupsionit është prioritet. Ata duhet ta bëjnë këtë sepse kërkohet nga ligji shqiptar, është ajo që pritet nga një vend aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së, dhe kjo është një shenjë themelore e respektit për votuesit”, shkruan Ambasadorja Yuri Kim në mesazhin e saj.
Gjatë konferencës për shtyp dje, Rama tha se ka respekt për ambasadoren, por nuk është e nevojshme t’i kujtojë punët dhe detyrën e tij karshi ligjit.



