Projektligji për teatrin, artistët: Nuk tërhiqemi (VIDEO)

Projektligji për teatrin, artistët: Nuk tërhiqemi (VIDEO)

Protesta për Teatrin Kombëtar do të vazhdojë, pavarësisht miratimit të projektligjit për shembjen e tij. Artistët shprehen se votimi i projektligjit nga mazhoranca është i turpshëm dhe ata janë të vendosur që të mbrojnë teatrin deri në fund, duke tentuar të provojnë çdo mënyrë të mundshme paqësore për mbrojtjen e godinës historike, deri me të ashtuquajturin ngujim, përmes aktiviteteve kulturore brenda dhe rreth teatrit.

Me votimin në Parlament, ligji i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës të negociojë me kompaninë “FUSHA sh.p.k”, për projektin e zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e godinës së re. Sipas artistëve pjesëmarrës në protestë, në ndryshim nga çfarë është thënë se ka një marrëveshje me artistët për ndërtimin e Teatrit, nuk ka një të tillë. Ata theksojnë se në teatri bie, gjithë qendra historike e Tiranës do të ndërtohet me kulla. Ata bëjnë me dije se do të vijojnë me protesta para Teatrit çdo ditë në orën 19:00 dhe kanë planifikuar disa takime: me presidentin dhe institucione të tjera të pavaruara, siç është Kontrolli i Lartë i Shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy