COVID-19, zbulohet kush shërbeu si urë kalimi nga lakuriqët te njeriu

COVID-19, zbulohet kush shërbeu si urë kalimi nga lakuriqët te njeriu

Të gjithë fajin e kanë pangolinat. Me shumë gjasa. Kafshët e vogla që mbrohen ndërkombëtarisht, sipas konventës CITES, që prej vitit 2016, vazhdojnë t'i kapin, t'i shesin dhe t'i hanë. Këta gjitarë të vegjël dyshohet se janë ura lidhëse mes lakuriqëve të natës dhe njerëzve, sipas një komunikate të bërë publike nga agjencia qeveritare kineze, Xinhua. Studiuesit nga Universiteti Bujqësor i Kinës së Jugut kanë studiuar nga një këndvështrim gjenetik mbi një mijë mostra të marra nga këto specie, dhe zbuluan se beta-koronaviruset që ato bartnin janë më të afërtat me ato që infektojnë njerëzit, një ngjashmëri në masën 99 %. Për momentin, kjo duket hipoteza më e besueshme, edhe sepse 70% e pangolinave të analizuara ishin bartëse të koronaviruseve.

Disa studiues kanë kritikuar faktin se të dhënat shkencore nuk janë publikuar në revista të specializuara dhe theksuan, siç ka ndodhur tashmë me gjarpërinjtë, se ky lloj studimi kërkon shumë më tepër kohë. Por mbetet fakti që, këtë herë, teza është zyrtare.

Në javët e para, me nxitim të papritur, disa studiues kinezë publikuan një studim që i shihte gjarpërinjtë si bartësit fillestarë të virusit. Më pas u kuptua se këtë rol e kishin luajtur lakuriqët e natës. Por menjëherë u tha se duhet të ketë pasur një tjetër kafshë që ka shërbyer si urë kalimi nga lakuriqët dhe gjarpërinjtë te njeriu, pasi asnjëra prej tyre nuk shiteshin në tregun e Vuhanit, ku shpërtheu epidemia. Që këtu nisi përpjekja për të identifikuar specien që bëri të mundur kalimin e virusit nga lakuriqët te njerëzit.

Në fakt, as pangolinat nuk duhet të shiten në tregun e Vuhanit, por tregtia e paligjshme, në këtë rast, është shumë e lulëzuar: vlerësohet se midis viteve 2000 dhe 2013 janë shitur më shumë se një milion pangolina në vend. Për më tepër, midis 2016 dhe 2019, të paktën 52 operacione policore identifikuan 206 ton në tregun e paligjshëm, dhe 10 tonë të tjerë u sekuestruan në dhjetor në Venzhou, provinca Zhejiang. Numra që përbëjnë një provë indirekte por që flet shumë për atë se si lulëzimi i tregtisë së tyre shkon përtej ligjit. Për më tepër, pangolina konsiderohet një delikatesë, dhe është e pranishme në mjekësinë tradicionale.

Ndërsa përpjekjet janë përqendruar te strategjitë për frenimin e sëmundjes, hulumtimet epidemiologjike në terren vazhdojnë. Ato konsiderohen shumë të rëndësishme për të parandaluar kalime të tilla nga specia në specie dhe mutacionet e mundshme. Për më tepër, e njëjta gjë është bërë me SARS-in në vitin 2003. Pas muajsh të tëra kërkime u zbulua se kafsha që kishte shërbyer si urë ishte bufi i palmës së zakonshme (Paradoxurus hermaphroditus), e cila nuk është aspak buf, por një gjitar pemësh, ndërsa në rastin e epidemisë MERS, një tjetër sëmundje e grupit të koronaviruseve që preku kryesisht Lindjen e Mesme në vitin 2012, si urë kalimi kishin shërbyer devetë. Lakuriqët shpesh funksionojnë si rezervuar kryesor, sepse kanë një sistem imunitar që u lejon atyre të mos sëmuren, dhe për këtë arsye janë pothuajse gjithmonë të pranishëm në zinxhirët e transmetimit, por problemet reale lindin kur kalojnë në specie të tjera që jetojnë në kontakt më të afërt me njerëzit.

Kina miratoi rregulla shumë më të rrepta se ato të mëparshmet mbi tregtinë e paligjshme të kafshëve, jo vetëm në tregje, por edhe në restorante, dhe në 10 shkurt ajo njoftoi një shtrëngim të mëtejshëm të masave, me të cilat synon në zhdukjen përfundimtare të të gjitha shitjeve të paligjshme të kafshëve të gjalla për konsum njerëzor (ose për mjekësinë tradicionale), masa e vetme që me të vërtetë mund të zvogëlojë këtë lloj rreziku edhe për të ardhmen. Në të njëjtën kohë, këto masa mund t’u kursejnë jetën këtyre kafshëve të vogla, të pranishme në tokë pre 45 milionë vjetësh, dhe që mbajnë një rekord trishtues: në mesin e specieve të mbrojtura ajo është më e shënjestruara dhe një nga më të rrezikuarat nga zhdukja. / Il Fatto Alimentare / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy