Të rënët e luftës italo-greke, a janë 12 mijë trupa? (VIDEO)

Të rënët e luftës italo-greke, a janë 12 mijë trupa? (VIDEO)

Pala greke pretendon se në Shqipëri në vitet 1940-41 kanë rënë dhe janë varrosur 12 mijë ushtarë helenë, ndërsa komisioni përgjegjës i palës shqiptare, në deklaratat e tij gjithmonë ka pretenduar për një numër më të ulët, shifra që transmetohen edhe nga agjenci greke të lajmeve, që citojnë dokumentet shqiptare.

Që nga 22 janari, dita kur u aktivizua marrëveshja për zhvarrimin e ushtarëve, deri më sot në Dragot të Tepelenës janë gjetur eshtrat e më shumë se 100 trupave. Por, duket se edhe për këto shifra mes dy palëve nuk ka një rakordim të saktë, ashtu siç nuk ka për numrin e pretenduar të rënëve.

Deri në mesditën e së enjtes, shtabi i përgjithshëm i ushtrisë greke raportoi për 108 zbulime, ndërsa Ministria i Mbrojtjes i tha Televizionit Tema se janë gjetur eshtrat e 121 trupave, duke cituar pas kësaj edhe pretendimin e palës greke për numrin e të rënëve. Por, teksa marrëvshja është në zbatim përmes një procesi që ndiqen nga një komision dypalësh, bëhet e ditur se eshtrat e gjetura nuk janë identifikuar ende, dhe të dhënat ekzakte për ta do të deklarohen pas ekspertizës të specializuar laboratorike.

Zhvarrimi i eshtrave të ushtarëve grekë në Shqipëri, që filloi në fund të janarit të këtij viti, vjen pas një marrëveshjeje të përbashkët, e cila ka nisur herët dhe është ligjëruar në vitin 2009, duke caktuar dy vendprehje të përhershme, një në Këlcyrë dhe një në Dropull.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy