Shitet në ankand vera 200-vjeçare e Napoleon Bonapartit

Shitet në ankand vera 200-vjeçare e Napoleon Bonapartit

Një shishe 200 vjeçare, e cila ishte bërë për tu pirë nga lideri francez Napoleaon Bonaparti u shit këtë javë për 30 mijë dollarë në një ankand .  

Sipas shtëpisë së ankandeve Cape Fine & Rare Wine, në Stellengosch në Afrikën e Jugut, vera thuhet se është dërguar në vitin 1821 në ishullin e Shën Helenës, ku Napoleoni jetonte në mërgim.  

Ai ndërroi jetë në maj të ati viti, ndërkohë që rrushi ishte ende duke u pjekur në vreshtin Groot Constantia në afërsi të Kejp Taunit, kështu që ai nuk arriti ta provonte kurrë. 

Shishja e Grand Constance u nxor në shitje për publikun e gjerë dhe është ndoshta një nga vetëm 12 që kanë mbetur në botë, tha një nga organizuesit e ankandit. 

Vera e veçantë u ble nga një person anonim nga Britania e Madhe.  

Pavarësisht vjetërsisë, besohet se vera mund të pihet pasi për t’i ruajtur shijen i është ndryshuar tapa në vitin 2019.  

Drejtuesi i shtëpisë së ankandeve tha, se një thesar i këtij kalibri, ndoshta del vetëm një herë në jetë dhe cilido që ka fatin ta bëjë të vetën, do të vlerësohet me një pjesë shumë të rëndësishme të historisë botërore të verës.  

Persona të tjerë të pasionuar me verën Constantia të këtij rajoni janë edhe Gorge Washington, Mreti George i III dhe Frederiku i Madh./ New York Post/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy