Vendimi i Apelit për vulën, Daci: Ogur i keq për pluralizmin, duhet ndryshuar ligji për partitë

Vendimi i Apelit për vulën, Daci: Ogur i keq për pluralizmin, duhet ndryshuar ligji për partitë

Avokati Jordan Daci thotë se duhet ndryshuar ligji për partitë politike, në mënyrë që të shmangen ngërçe si ai i krijuar së fundmi në Partinë Demokratike. Në studion e lajmeve, Daci tha se vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit ditën e djeshme e kthen situatën e Partisë Demokratike në momentin para Kuvendit të 11 dhjetorit të vitit të kaluar. Ky sipas tij është një ogur i keq për PD dhe për pluralizmin në vend.  

Fatkeqësisht regjistrimi i partive politike ka mungesë rregullash. Ka nevojë për plotësim të kuadrit ligjor. Duhet që këto ndryshime të mosbëhen pengesë. Dihet që masa është me Grupin e Rithemelimit, ndërsa grupi tjetër ka një numër të vogël përkrahësish.

Ai vendim zhbën Kuvendin e 11 dhjetorit dhe çdo vendim të tij. Pra e rikthen situatën në momentin para kuvendit të 11 dhjetorit. Ka paqartësi për zotin Basha dhe dorëheqjen e tij. Grupi i Rithemelimit do të vazhdojë të funksionojë në mënyrë autonome. Ëshë një ogur i keq për PD, për ne si shqiptarë, por edhe për PS që në radhët e saj e vlerësojnë kontributin e opozitës.

Gjykata e Apelit vihet në lëvizje kur ka ankim. Lind pyetja me çfarë tagri e ka kthyer në shkallën eparë. Duhet të presim arsyetimin e vendimit. Një gjë është e sigurt, zoti Alibeaj dhe grupi i tij janë të vetmet që përfaqësojnë PD në kuptimin ligjor.

Gjykata në çdo rast nuk mund ta zgjidhë çështjen pa u mbështetur në parimet themelore të së drejtës. Ajo që duhet të ndodhë është ndryshimi i menjëhershëm i ligjit për partitë. Kjo do të garantonte procese të shpejta. Unë kam propozuar disa ndryshime të tilla. Mund të dalë një grup që në mënyrë jostatutore, duke abuzuar meprocedurën, ta mbajë partinë pa të drejtë edhe pse mundtë jetë shkarkuar. Kjo situatë dëmton pluralizmin politik në Shqipëri. Gjykata vërtet verifikon, por anëtarësia zgjedh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy