
Presidenti serb, Aleksandar Vucic, i cili ndodhet në Kosovë, ka paralajmëruar se do të flasë rreth vendimit të tij gjatë fjalimit të dielën në Mitrovicë.
Ndër të tjera, Vuçiç akuzoi kancelaren gjermane Angela Merkel se po pengon idetë e tij, ndërsa tha se në tërësi Brukseli nuk mbështet marrëveshjen me Kosovën.



