Foto/ Nëna e Ronaldos zbulon sekretin e të dashurës së tij të re

Foto/ Nëna e Ronaldos zbulon sekretin e të dashurës së tij të re

Nëna e Cristiano Ronaldos është detyruar t’i hedhë poshtë thashethemet se e dashura e futbollistit portugez është shtatzënë.

Një fotografi e publikuar nga superylli i Real Madridit në Instagram, ku shfaqej pranë Georgina Rodriguezit, nxiti spekulime se çifti është në pritje të fëmijës.

Fotografia që i nxiti spekulimet.

Në fakt ishte dora e CR7 e vendosur mbi barkun e të dashurës që i shkaktoi të gjitha thashethemet se ai do të bëhej sërish baba.

Mirëpo, nëna e tij, Dolores Santos, ka qeshur me këto spekulime duke i quajtur të pakuptimta.

Ronaldo ka një djalë me emrin Cristiano Jr.

“Është thjeshte pakuptimtë, është vetëm një dorë në bel dhe sa di unë, Cristiano nuk do të bëhet sërish baba”.

“Shpresoj që të ketë më shumë fëmijë, ai dëshiron të bëhet baba sërish. Tash meqë Cristiano ka para, ai mund t’i rritë mirë më shumë fëmijë”, ka thënë nëna e Ronaldos për Flash.

CR7 dhe nëna e tij, Dolores Santos.

Futbollisti portugez është baba i një djali gjashtëvjeçar me emrin Ronaldo Jr, nëna e të cilit nuk është e njohur për publikun.

Ronaldo Jr tashmë ka nisur të ndjekë hapat e babait të tij duke ushtruar futboll me skuadrat e fëmijëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy