Gjoni: Pasditen e sotme presim reshje shiu, nga e mërkura do kemi rënie temperaturash (VIDEO)

Gjoni: Pasditen e sotme presim reshje shiu, nga e mërkura do kemi rënie temperaturash (VIDEO)

Anira Gjoni meteorologenë në një lidhje skype me ‘MCN Live’ ka bërë një parashikim të motit për javën në vijim ku u shpreh se ditët në vijim presim që të ketë prezencë të alternuar mes kthjellimeve dhe vranësira të herëpashershme.

Më tej ajo bëri me dije se pasditja do të gjenerojë reshje në formë shiu, por të dobëta ndërsa në veri dhe zonat malore priten reshje dëbore por me intensitet të dobët.

Sipas saj ditën e mërkurë presim të kemi ulje të temperaturave, të cilat do shoqërojnë dhe të enjten dhe të premten.

Nesër presim që vetëm në jug të vendit të kemi reshje të dobëta lokale dhe më pas ndërprerjen e tyre në të gjithë vendin duke i lënë vendin temperaturave të ulëta. Do kemi një javë me temperatura më të ulëta se këto ditë që lamë pas.

Për ditën e mërkurë presim një rënie më të ndjeshme të temperaturave ku në brenget do regjistrohen 5 gradë, në zonat e ulëta 3 gradë dhe në ato malorë minus 4.

Edhe e enjtja dhe e premtja do luhatet në të njëjtat vlera temperaturash. Nuk janë vlera që i afrohen minimaleve absolute madje as atyre mesatareve, janë temperatura tipike të njohura për muajin shkurt dhe të stinës.

Gjatë kësaj javës nuk presim reshje problematike, madje pas mbrëmjes së nesërme me disa reshje të dobëta lokale do kemi ndërprerje totale të tyre, por në vazhdim muaji shkurt pritet të ketë ditë me reshje por jo problematike.

Era pritet të jetë mesatare deri e fortë por pa sjellë problematika, dhe për momentin do ketë forcim por nuk shohim diçka problematike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy