Patos/ Shiste kokainë dhe vinin baste sportive, vihet në pranga pronari i ambientit

Patos/ Shiste kokainë dhe vinin baste sportive, vihet në pranga pronari i ambientit

Një i ri nga Patosi ka përfunduar në prangat e policisë Fier pasi kishte përshtatur lokalin e tij për shitje të lëndëve narkotike si dhe për vënie të basteve sportive, me celular.

Gjatë operacionit “Multiple”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 28 vjeç, banues në Patos.

Nga kontrolli në lokalin e shtetasit K. M., në Patos, shërbimet e Policisë konstatuan se ambienti ishte përshtatur për shitje në doza, të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis, si dhe për vënie të basteve sportive, me celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy