
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten një nga vendet me numrin më të lartë të infrktimeve nga Covid.
Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 210,479 raste pozitive me Covid dhe 1.394 viktima.
Sipas të dhënave nga Universiteti i Johns Hopkins numri i përgjithshëm i infektimeve në SHBA ka shkuar në 20.636.663 raste dhe 351.580 viktima që prej fillimit të pandemisë.
Qendra për Kontrollim dhe Parandalimin e Sëmundjeve raporton se në të gjithë vendin janë shpërndarë 13,071,925 doza vaksine , nga të cilat 4,225,756 doza janë administruar.



