Dy vjedhje në Elbasan, hajdutët marrin sende me vlerë, motori i lë në mes të rrugës

Dy vjedhje në Elbasan, hajdutët marrin sende me vlerë, motori i lë në mes të rrugës

Dy vjedhje janë regjistruar gjatë mesnatës së kaluar, njëra në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit dhe tjetra në fshatin Tregan.

Në lagjen “Vullnetari”, në qytetin e Elbasanit, disa persona ende të paidentifikuar janë futur dhe kanë marrë në një apartament disa sende me vlerë.

Ndërsa një tjetër vjedhje ka ndodhur në njësinë administrative “Tregan”, ku dy persona kanë hyrë në një banesë për të vjedhur dhe kanë marrë materiale ndërtimi dhe një motor, të cilin e kanë lënë pak metra larg banesës, ku kishin kryer vjedhjen, pasi nuk kishte karburant.

Të dy familjet, banesat e të cilëve u vodhën gjatë natës së shtunë, kanë bërë denoncim në polici dhe po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të këtyre vjedhjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy